Last Updated on 13/05/2026 by Kesjana
Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një lopë dhe ka degraduar më tej në dhunë dhe urdhër mbrojtjeje për një nënë rreth 80 vjeçe, Vergjinush Porba.
Ka qenë djali i saj i vogël Albert Porba, i cili ka bërë denoncimin në emisionin “STOP”, ai ka deklaruar se familja bleu një lopë në mënyrë që nëna të furnizohej me qumësht, por kjo nuk ndodhi. Varësisht faktit që nëna kishte urdhër mbrojtje kjo nuk e ka penguar nusen e saj, bashkëshorten e djalit të madh Luanit, që të ushtrojë dhunë mbi të.
Situata ka agravuar pas shitjes së lopës, ku në një audio të publikuar nga emisioni “Stop”, dëgjohet djali i sjal Luani i cili i drejtohet së ëmës me fyerje dhe fjalë kërcënuese. “Pije helmin vetë” i thotë ai të moshuarës.
Teksa nëna pretendon se është dhunuar vazhdimisht dhe kjo situatë nuk ka të bëjë vetëm me lopën, por me konflikte të akumuluara familjare.
Pjesë nga audio:
Djali i madh Luani: Nuk të kam nënë, pije helmin, pije helmin vetë që unë mos të të gjej të gjallë! Për shpirt të babit djalin e ke të vrarë po pije helmin vetë, se të më shesësh mua bukën e fëmijëve ti, bukën e fëmijëve, që unë mora kancer prej lopës…
Nëna: Të shita lopën unë ty? Lopën e kisha timen, Luan i dashur, nuk e kishje ti lopën. O Luan a më ke nënë mua? Jo! Ç’e do lopën? Hjde vramë! Ajde të më vrasësh unë këtu jam, edhe Bertin hajde vraje!
Djali i madh Luani: Nuk të kam nënë, pije helmin, pije helmin që unë të mos të gjej të gjallë
Nëna përgjatë një bisede me gazetaren e “Stop” tregon një bisedë mes saj dhe nuses së djalit: “S’i stë hëngri mortja ty, ne prisnim të vdisje se ishe e sëmurë ti rron akoma me?”
Po unë rroj me pensionin tim me çfarë ke ti?
Unë qava der tani moj bir i nënës, unë dua të ma heqësh djalin se mua nesër do më vrasin ata./kb
