Last Updated on 13/05/2026 by Monika
Kreyministri Edi Rama në një bashkëbisedim me botuesin Nikoll Lesi është pyetur për deklaratat kritike të fundit nga dy deputetët socialistë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali.
Duke folur për Braçen, Rama tha se ai është thjesht vetvetja dhe ashtu ka qenë gjithmonë si dhe ashtu duhet të jetë. S’ka asgjë për t’u çuditur.
Ndërsa për reagimet e Spiropalit, Rama tha se nuk duhen marrë literalisht dhe janë krejt normale. Rama tha se një njeri mund ta shkelë dy herë vijën e kuqe, ndërsa hera e tretë është ajo që e ndan.
Madje deklaratat e Spiropalit, Rama i cilësoi si deklarata dashurie.
“Unë di që Erion Braçe ka qenë është dhe do të mbetet ky që është. Dhe ashtu duhet të jetë, një njeri që është vetvetja. S’ka asgjë për t’u çuditur, ashtu është ai. Kush përpiqet ta imitojë bën gabim
S’ka gjë për të shënuar këtu. Kush thotë hajde këtu më ke më vrit, e thotë ngaqë të do. Nuk duhen marrë literalisht këto gjëra, janë krejt normale për sa kohë nuk prekin vijën e kuqe. Ka shkelur dy vija të kuqe. Çdo njeri mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan”, tha Rama./mxh
