Taylor Swift dhe Travis Kelce po vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar në botën e showbiz-it, ndërsa së fundmi mediat ndërkombëtare kanë nisur të publikojnë detaje të reja rreth dasmës së tyre të shumëpërfolur.
Sipas burimeve pranë çiftit, këngëtarja dhe ylli i NFL pritet të martohen gjatë verës së vitit 2026, në një ceremoni që mendohet të jetë ndër eventet më të bujshme të vitit.
Mes datave që po qarkullojnë më shumë është 13 qershori, një zgjedhje që lidhet me numrin fatlum të Taylor Swift. Ndërkohë, një tjetër datë e përfolur është edhe 3 korriku, që do t’i jepte festës një atmosferë tipike amerikane pranë festimeve të Ditës së Pavarësisë.
Për vendin e ceremonisë, vëmendja është përqendruar te rezidenca luksoze e Taylor në Rhode Island, e njohur si “Holiday House”. Vila buzë detit është bërë e famshme ndër vite për festat private të organizuara nga këngëtarja me miqtë e saj të njohur.
Raportohet se ambienti ofron privatësinë që çifti kërkon larg syrit të paparacëve, ndërsa mysafirët VIP mund të akomodohen në hotelin prestigjioz “Ocean House”.
Megjithatë, në diskutim mbetet edhe mundësia e një ceremonie në New York, për shkak të listës së gjatë të të ftuarve nga industria e muzikës, sportit dhe kinemasë. Emra si Selena Gomez, Gigi Hadid, Blake Lively dhe Patrick Mahomes përmenden si pjesë e listës së ngushtë të të ftuarve.
Sa i përket atmosferës së dasmës, burimet thonë se çifti po mendon një stil elegant “Old Hollywood”, me detaje klasike dhe glamur vintage.
Ndërkohë, një nga sekretet më të ruajtura vazhdon të jetë fustani i nusërisë. Në media po përfliten marka të njohura si Oscar de la Renta dhe Vivienne Westwood, por Taylor ende nuk ka zbuluar asnjë detaj zyrtar.
Pas fejesës së raportuar në vitin 2025, interesi për çiftin është rritur edhe më shumë dhe ceremonia e tyre pritet të dominojë rrjetin dhe mediat rozë gjatë vitit 2026./mxh
