Last Updated on 14/05/2026 by Kesjana
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë fjalën e tij në seancë plenare ku bëri thirrje të hiqet nga rendi i ditës raporti mbi integrimin.
Berisha u shpreh se një raport nuk mund të diskutohet dhe të votohet projektrezoluta, pa u njohur qytetarët me këtë raport. Sipas tij në atë raport përfshihen vetëm mashtrime, ndërsa bëri thirrje që të lexohet raporti dhe pastaj të votohet.
“Kemi paraqitur sot raportin mbi integrimin në BE, i cili është vetëm mashtrim. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Në një moment të rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë ju paraqisni një raport që nuk guxoni ta lexoni dhe vendosi që raporti të mos lexohet. Nuk ka akt jo më serioz. Kërkoj të tërhiqet menjëherë raporti sepse është fund e krye mashtrime dhe burokraci. Sa i përket performancës të gjitha janë trillime. Raporti nuk miratohet duhet të lexohet këtu dhe të bëhen diskutimet dhe pastaj të votohet rezoluta. Ju krijoni axhendën sipas qejfit tuaj. Nuk mund të votohet një raport që qytetarët nuk e dinë se ccfarë është. E fshihni se e keni mbushur me mashtrime, nuk i dalin zot raportit. Dilni këtu dhe të lexohet raporti”, tha Berisha. /kb
