Në kryeqytetin ukrainas Kyiv kanë vijuar kërkimet nën rrënoja pas një sulmi të ri ajror rus, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë edhe dy trupa të tjerë nga një ndërtesë banimi e shkatërruar.
Pamje nga vendngjarja tregojnë vullnetarë dhe ekipet e emergjencës duke transportuar viktimat nga rrënojat, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së enjte.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Ukrainë konfirmoi se numri i viktimave në sulmin ndaj Kievit ka arritur në shtatë persona, mes tyre edhe një fëmijë i lindur në vitin 2013.
Autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se Rusia ka ndërmarrë sulmin më të madh ajror në një periudhë dyditore që nga fillimi i luftës, duke goditur Kievin dhe qytete të tjera me qindra dronë dhe mjete të tjera ajrore.
Sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në zona civile, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë të zhdukur nën rrënoja./mxh
