Princesha e Uellsit, Catherine, ka vijuar vizitën e saj dyditore në Itali me një ndalesë në qytetin Reggio Emilia, ku ka vizituar një kopsht parashkollor të fokusuar në edukimin e hershëm të fëmijëve.
Gjatë vizitës, ajo u njoh nga afër me metodën e njohur “Reggio Emilia”, një qasje arsimore që vendos marrëdhëniet, komunitetin dhe mjedisin në qendër të zhvillimit të fëmijëve.
Në aktivitetet e zhvilluara në ambient të hapur, Princesha Kate vëzhgoi mënyrën se si fëmijët mësojnë përmes natyrës, ndërsa bisedoi edhe me edukatorë dhe fëmijë për procesin e të nxënit në këtë sistem.
Kjo është vizita e saj e parë zyrtare pas trajtimit për kancer, dhe fokusi i saj mbetet zhvillimi i fëmijërisë së hershme, një nga temat kryesore të angazhimeve të saj publike.
Sipas kësaj qasjeje, mjedisi shihet si “mësuesi i tretë”, duke luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin dhe formimin e fëmijëve që në moshë të hershme./mxh
