Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës është shtruar në spital pasi ka shfaqur disa probleme shëndetësore të lidhura me zemrën.
Shtëpia Mbretërore daneze ndau lajmin me një deklaratë për shtyp këtë të enjte.
“Mbretëresha Margrethe është shtruar në Rigshospitalet këtë pasdite lidhur me shëndetin e zemrës së saj. Mbretëresha Margrethe do të shtrohet në spital gjatë fundjavës për vëzhgim dhe ekzaminime të mëtejshme. Madhëria e Saj është e lodhur, por me humor të mirë. Shtëpia Mbretërore do të njoftojë kur të ketë lajme”,-thuhej në njoftim.
Shtrimi në spital është problemi më i fundit shëndetësor për ish-monarken, e cila abdikoi në janar 2024 në 52-vjetorin e ngjitjes së saj në fron.
Ajo u bë sovranja e parë daneze që dha dorëheqjen vullnetarisht në gati 900 vjet, duke ia kaluar kurorën djalit të saj të madh, Mbretit Frederik./mxh
