Me botimin në Fletoren Zyrtare ka hyrë tanimë zyrtarisht në fuqi udhëzimi për ‘Marrëveshjen e Paqes Fiskale’.
Nga sot, me hyrjen në fuqi të këtij programi, i hapet rrugë fshirjes së borxheve të papaguara.
Për borxhet nga viti 2015 deri në 2020-ën, nëse 50% e tyre paguhet me një këst deri në qershor 2026, gjysma tjetër falet bashkë me gjobat e kamatat. Ndërsa në pagesa ndahet në disa këste dhe zgjatet deri në dhjetor 2026, falet vetëm 25 përqind e detyrimit.
Kurse për borxhet nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, falen gjoba dhe kamata nëse paguhet detyrimi tatimor brenda vitit 2026.
Ky ligj nuk prek detyrimet tatimore të krijuara nga 2025 e më tej.
Nga ‘Paqja fiskale’ preken gati 2.1 miliardë euro detyrime të papaguara në dekada dhe përfitojnë më shumë se 200 mijë biznese debitorë./mxh
