Një postim i fundit i Sara Hoxhës në rrjetet sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj. Influencuesja është shfaqur e shqetësuar dhe e habitur nga një funksion i ri në Instagram, që sipas saj po u shfaq përdoruesve foto që ajo nuk arrin t’i gjejë as vetë në profil.
Përmes një Instastory-je, Sara ka reaguar me tone ironike dhe konfuzion, duke pyetur se çfarë është opsioni “instant” dhe pse disa imazhe të saj po qarkullojnë pa qenë e vetëdijshme për këtë.
Situata u bë edhe më komike pasi ajo pranoi se mund të ketë dërguar pa dashje fotografi në mesazhe private tek persona të ndryshëm. Në një tjetër reagim, Sara kërkoi ndjesë publikisht për çdo foto që mund të jetë shpërndarë gabimisht.
Mesa duket, një klikim i pavëmendshëm në një nga opsionet e reja të Instagramit i ka krijuar jo pak konfuzion, ndërsa ndjekësit e saj e kanë marrë gjithë episodin me humor./mxh
