Do prodhojmë histori të gënjeshtërt, fjalore gjuhe qesharakë, gazetari absurde, influencuesa predikatorë pallavrash në rrjetet sociale, debate parlamentare boshe sa për të marrë rrogat për depuetë, sociologji bjeri t’i biem, ekonomi primitive, dije injorante, propagandë të pabesueshme dhe demagogë të pisët nëpër media!/A.D
Nga Artan Fuga
Unë kam bindjen se të gjitha të këqiat tona vijnë se ne kemi një mendësi kolektive racionaliste të ardhur nga:
Mentaliteti klanik dhe agrar
Nga racionalizmi i ideologjisë së Rilindjes sonë kombëtare, dhe nga një farë panteizmi naiv
Nga racionalizmi dogmatik marksist
Kush ne e paskemi gabimin në tru? – bërtet patrioti, më budalla se ne të gjithë!
Po, në kokë e kemi! Por, budallikun e vetvetes nuk e ndjen njeriu!
Ne nuk kuptojmë tezën themelore të qytetërimit perëndimor, mijëvjeçare, se vetëm kritika e një dijeje është legjitime, po deshët, e vërtetë, por jo dija që ajo kritikë jep.
Duke kontradiktore? Po sigurisht, pse si do duket?
Sa bukur e thotë Herbert Spenseri : “Analiza e çdo hipoteze të mundshme provon se, jo vetëm çdo hipotezë është e pamjaftueshme, por edhe se asnjë hipotezë madje nuk mund të jetë e mendueshme. “
Ne duam të shkojmë në Evropë me një mendim filozofik dhe metafizik thelbësisht antievropian dhe antiamerikan.
Kjo na çmend!
Si një i hedhur nga një anije në mes të detit dhe që do të dalë në breg në këmbë. Habitet se përse po mbytet!
Sa ta kuptojë miistria e arsimit apo kryeministria apo Presidenca, apo Opozita këtë, se duhet një reformë urgjente në mendje, do të kalojnë jo 35 vjet, por edhe 350 vjet dhe nuk do të dalim dot nga vrima racionaliste dogmatike që prodhon irracionalizëm ku jemi futur.
