Kryeministri britanik Keir Starmer vizitoi të premten një stacion policie në jug të London, në prag të protestave të mëdha që pritet të mbahen këtë fundjavë në kryeqytetin britanik.
Gjatë vizitës, Starmer u takua me drejtues të policisë, të cilët po planifikojnë operacionin e sigurisë për të parandaluar dhunën dhe trazirat e mundshme gjatë dy demonstratave të mëdha: një marsh pro-palestinez dhe një tjetër protestë kundër imigracionit.
Sipas autoriteteve, në rrugët e Londrës pritet të mblidhen rreth 80 mijë persona të shtunën, në dy tubime paralele. Njëri është marshimi pro-palestinez në shënim të Ditës së Nakbës, ndërsa tjetri i quajtur “Unite the Kingdom”, i organizuar nga aktivisti anti-islam Stephen Yaxley-Lennon.
Policia britanike ka paralajmëruar masa të shtuara sigurie për të shmangur përplasjet mes grupeve të ndryshme dhe për të ruajtur rendin publik gjatë protestave.
Ndërkohë, kryeministri Starmer po përballet edhe me presione politike brenda qeverisë së tij, pas dorëheqjes së një rivali të rëndësishëm, i cili e akuzoi atë për mungesë vizioni dhe drejtimi politik, duke shtuar tensionet në kampin qeveritar./mxh
