Last Updated on 15/05/2026 by EL
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka shprehur mosbesim ndaj Shteteve të Bashkuara në lidhje me negociatat për paqe.
Ai deklaroi se Teherani nuk do të marrë pjesë në bisedime nëse nuk sheh seriozitet nga pala amerikane për t’i dhënë fund konfliktit.
Gjatë një vizite në New Delhi për takimin e ministrave të jashtëm të BRICS, Araghchi tha se procesi i ndërmjetësimit nga Pakistani nuk ka dështuar, por ndodhet në “vështirësi”.
Më herët, media ndërkombëtare raportuan se Araghchi kishte propozuar që Irani të bashkëmenaxhojë Ngushticën e Hormuzit me Omanin.
Në një deklaratë që lidhej edhe me komentet e Donald Trump nga Kina, ministri iranian u shpreh se të dy vendet po konsultohen për krijimin e një mekanizmi për menaxhimin e ardhshëm të Ngushticës së Hormuzit dhe për të siguruar kalimin e sigurt të të gjitha anijeve.
