Last Updated on 18/05/2026 by Kesjana
Pas një ndërprerje pune disa ditore, portali i shërbimeve shtetërore online e-Albania vjen me platformë të re të ridizenjuar.
Siç shprehet kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, këto shërbime do të ofrohen tanimë me një infrastrukrurë me një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje.
“e-Albania 2.0; Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri
Platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset
E ndërtuar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne të performancës, e-Albania 2.0, platforma sjell një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara, në funksion të një shërbimi publik digjital pa barriera dhe të barabartë për të gjithë “,-shkruan Rama./kb
