Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara (CDC) njoftuan se kanë aktivizuar mekanizmat e reagimit pas shpërthimit të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë.
Sipas CDC-së, po ofrohet mbështetje për partnerët ndërinstitucionalë që po koordinojnë tërheqjen e sigurt të një numri të vogël shtetasish amerikanë të prekur drejtpërdrejt nga kjo situatë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin e Ebolës si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, pas raportimit të rreth 80 vdekjeve të dyshuara.
Në një deklaratë, CDC theksoi se po bashkëpunon ngushtë me partnerët për të garantuar evakuimin e sigurt të personave të ekspozuar ndaj virusit.
Ndërkohë, media amerikane STAT News raportoi se disa shtetas amerikanë në Republikën Demokratike të Kongos dyshohet se janë ekspozuar ndaj rasteve të Ebola-s, ku disa prej tyre konsiderohen me rrezik të lartë infektimi, përfshirë edhe një person që mund të ketë shfaqur simptoma.
Autoritetet shëndetësore nuk kanë konfirmuar ende këto raportime, ndërsa CDC nuk ka komentuar mbi detajet e bëra publike./MXH
