Gjatë një interviste në “Live From Tirana”, Juela Nikolli ka komentuar jo vetëm projektet e saj në muzikë dhe showbiz, por edhe lojën e Seli në formatin televiziv.
Teksa u pyet për raportin dhe mendimin që ka për Selin, Juela u shpreh se nuk e ka ndjekur shumë nga afër, por shtoi se sjellja e saj mund të ketë qenë pjesë e një strategjie.
“Nuk e kam parë shumë, nuk e kam ndjekur. Mendoj që një strategji e mirë do të ishte të mos jepej shumë direkt.”
Ajo theksoi se Seli nuk i ka ngjallur emocione të forta, por e konsideron një moderatore të aftë.
“Nuk më ngjall emocione pozitive, as negative, është indiferente. Ia kam thënë se e shoh si një moderatore të zonjën.”
Në vijim të bisedës, moderatori Ronaldo e pyeti drejtpërdrejt nëse mendon se Selin e kishte merituar finalen. Përgjigjja e Juelës ishte e qartë:
“Asaj lojën ia ka bërë familja, por ajo ka qenë shumë aktive dhe lojën e saj e ka bërë brenda shtëpisë. Për mua nuk e ka merituar.”
Sipas Juelës, finalistë që e meritonin më shumë rrugëtimin deri në fund ishin Rogerti dhe Miri.
“Rogerti, Miri e kanë merituar, kemi bërë dhe lojën bashkë”, deklaroi ajo./mxh
