Thashethemet për një ndarje të mundshme mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale gjatë fundjavës së kaluar, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara të showbiz-it.
Në këtë klimë spekulimesh Erik Fullani ka zgjedhur të reagojë në mënyrë të tërthortë, pa dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë. Ai ka ndarë në Instagram një fotografi të tij, të shoqëruar me një shprehje që ndjekësit e kanë interpretuar si një mesazh të nënkuptuar mbi situatën personale.
“Nderi im vjen nga gjërat që bëj për ata që dua. Është mes meje dhe atyre.” shkruhet në foton e postuar në InstaStory

Postimi i tij nuk përmend as emra dhe as rrethanat konkrete, por është parë gjerësisht si një përpjekje për të ruajtur privatësinë dhe për të mos ushqyer më tej zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit.
Ndërkohë, as Erik Fullani dhe as Sara Hoxha nuk kanë bërë ende një reagim të drejtpërdrejtë mbi thashethemet, duke lënë situatën ende të paqartë për publikun./mxh
