Biznesmeni Endri Meksi ka folur mbrëmjen e sotme për denoncimet e tij për aferën e AKSHI-t. Në intervistën e tij për “Të Paekspozuarit”, Meksi u shpreh se në vitet 2022-2023 ishte e vështirë të denoncojë aferën e AKSH-it për shkak se kishte mungesë informacioni.
Ai shtoi më tej se interesi i tij i vetëm në këto denoncime është që ky grup së cilit ai i referohet si “kartel” të goditen.
“E dija deri diku se çfarë ndodhte në AKSHI. Prej një kohe të gjatë AKSHI ishte një subjekt i vështirë. Unë po e denoncoj tani dhe gjykohem pse e bëj. Ka qenë shumë e vështirë për ta denoncuar sepse kishte mungesë totalie informacione. Sot është më kollaj se ka mori informacioni nga këto katër vendime dhe interesi im është që ti trajtoj më gjatë dhe më parë. Këto që bënë një tip karteli të goditen sa më shumë”, u shpreh ai.
Ndër të tjera biznesmeni ka treguar se kishte njohje me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin por me asnjërin prej tyre nuk kishte miqësi.
“Kam goxha njohje me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Unë nuk isha fakt dhe nuk kishte si koha time të përfundonte. Me Ermal Beqirin nuk kemi qenë asnjëherë miq, me Ergys Agasin tentuan të ishim miq, gjatë 2025 marëdhënia u ndërlikua për shkak të lajmeve në media. Nuk ka qenë AKSHI shkak”, tha Meksi./mxh
