Last Updated on 21/05/2026 by Kesjana
Deputeti Redi Muçi në fjalën e tij në Kuvend tha se qeveria shqiptare duhet të thërrasë ambasadorin izraelit për çështjen e shtetasit shqiptar, Baki Goxhaj që po mbahet peng.
“Baki Goxhaj është marrë peng së bashku me dhjetëra aktivistë të tjerë duke çuar ndihma humanitare në gaza. Ndërkohë që vende të tjera kanë reaguar, përse heshtim ne. Përse heshtni ju për faktin që një shtetas shqiptar është marrë peng dhe mbahet në kampe torturash nga ministri fashist. Çdo të bënit nëse një shtetas shqiptar do merrej peng nga rusët, apo iranianit? A jeni krenar që Rama shkoi në shtëpinë e Netanyahut de u përul përpara tij përpara njeriut që akuzohet për krime. A mos pretendoni që po mbroni interesat e shqiptarëve”, tha mes të tjerash ai/kb
