Në aktivitetin e anëtarësimeve të reja të Partisë Socialiste në Vorë, Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, foli lidhur me integrimin europian dhe punën organizative në terren. Gjatë fjalës së tij, Balla deklaroi se 35-vjetori i Partisë Socialiste përkon me një moment që ai e cilësoi historik për vendin.
Ndër të tjera ai komentoi dhe zhvillimet politike në PD, ku ironizoi debatet për proceset e brendshme, duke thënë se fillimisht u fol për zgjedhje dhe më pas për referendum lidhur me drejtimin politik. Sipas tij, rezultati në kampin opozitar është i paracaktuar dhe figura e Sali Berishës mbetet e padiskutueshme pavarësisht procesit formal të votimit.
“E keni parë atë krahun e bufit? Në fillim thanë do bëjmë zgjedhje, thanë do bëjmë zgjedhje, dakord, u regjistruan, u regjistru Salianji, u regjistru Meremja, na e hoqën Meremen. Nuk na e lanë Meremen të kandidoi, edhe tani nga zgjedhjet thonë do bëjmë referendum. E duam Saliun, nuk e duam Saliun. Votoni si të doni demokratë, 100% do dalë Saliu”, tha Balla.
Më tej në takim, Balla kërkoi më shumë angazhim nga strukturat socialiste në çdo lagje dhe komunitet, duke theksuar se mbeten ende detyra për t’u përmbushur në nivel lokal, përfshirë çështje që lidhen me ndarjen e banesave dhe projekte të tjera për qytetarët./mxh
