Last Updated on 25/05/2026 by EL
Nga ARTUR AJAZI
Nje aksident me pasojë fatale për një 7 vjeçar, ngjau tek vendi i quajtur “Mengël” në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Shtetasi P. B. aksidentoi një vogëlush, që ndoshta shkonte në shkollë që në orën 8 të mëngjesit. Ishte fajtor apo jo, një gjë është e sigurtë, ai vend atje, edhe pse kanë vendosur “gomina frenuese të shpejtësisë”, mbetet një segment shumë i rrezikshëm. Atje kalojnë çdo ditë nga Veriu, Jugu, Lindja dhe Perëndimi, mbi 60 mijë makina të vogla, të mesme dhe të mëdha. ARRSH, mbetet përgjegjësja kryesore e sigurimit të sigurisë për njerëzit në Mengël, Milot, Kolonjë të Lushnjes, kthesa e Shingjinit, Bradashesh, TEG, dhe kudo ka pika të rrezikshme. Në Mengël, ka një shkollë 9 vjeթare, e cila ka fëmijë që shkojnë atje çdo ditë. Ka mësues dhe prindër, dhe si mund të mungojë mbikalimi nga ARRSH-ja ? Si mund të vendosësh 2 gomina 12 metroshe, dhe të thuash se “tani janë të sigurtë fëmijët”, duke kursyer një mbikalim 5 mijë euro ? Sipas statistikave të ekspertëve të Sigurisë Rrugore “afro 80 per qind e shoferëve në aksidente të tilla, janë krejt të pafajshëm”. Natyrisht kjo pիr rastet kur ata nuk janë të droguar dhe të dehur nga alkooli. Kurse në 20 per qind të rasteve, janë 100 per qind, fajtorë, pasi kanë rezultuar të droguar dhe të dehur. Por ka dhe një gjë mjaft të rëndësishme. Mbi 90 per qind e shqiptareve nga mosha 7 deri 77 vjeça, janë krejt të paditur, sa i përket sigurisë rrugore, se si duhet të ecin në këmbë, se si duhet ti kalojnë vijat e bardha. Mjafton të shohësh vijën e bardhë, dhe njerëzit lëshohen drejt saj, pa e kthyer kokën majtas-djathtas, madje duke folur edhe në celular. Kjo ndodh vetëm në Shqiperinë, e cila po kërkon me urgjencë të futet në Bashkimin Europian. Besoj se, na duhen edhe nja 35 vite të tjera të ndryshojmë mentalitetin, kulturën, veset e trashëguara, dhe të qasemi më shumë me formatin e jetesës së europianëve. Jemi akoma 35 vite larg apo dhe më shumë prej tyre, pasi jemi të palexuar, të pakulturuar, dhe të pabindur ndaj rregullave dhe ligjeve të vendit ku jetojmë. Një emigrant, sa vjen në Shqipëri, flak lëkurën e bananes kudo, flak bishtin e cigares kudo, parkon ku ti mbushet mëndja, dhe nuk e ka frikë fare policin, ligjin, shtetin e tij. krejt ndryshe ndodh kur ai rikthehet në vendin ku jeton dhe banon. Atje i bindet si “çeçua” ligjit dhe rregullave. Ndaj ka ardhur koha, dhe është urgjente të mësohemi dhe të mësojmë pikësëpari fëmijët, me rregullat, me frikën e ligjit, pasi ata janë viktima të kaosit dhe rrumpallës së rrugëve tona. Edhe pse Policia Rrugore mungohet, punon, gjobit, dhe ndëshkon, duket se ka ardhur momenti që të merret edhe me këmbësorët e paditur. Edhe ata duhet të gjobiten, edhe ata duhet të ndëshkohen. Kush ka një makinë, e kupton fare mirë situatën ku ndodhen sot rrugët dhe siguria rrugore, se si lëvizin sot këmbësorët në bulevarde, akse dutësore, kryqezime dhe rrugët e lagjeve. Duke mos dashur të shfajsoj 100 per qind ata që bëjnë aksidente, mendoj se rrugët tona sot vrasin, rrugët tona sot kanë nevojë urgjente për sinjalistikë europiane, kurse njerëzit për leksione sigurie.
