Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar futbollistin e Vllaznisë, Erdenis Gurishta, pas incidentit në ndeshjen ndaj Egnatias.
Mbrojtësi kuqeblu është pezulluar me 6 ndeshje për goditjen me grusht ndaj Albano Aleksit në minutat e fundit të takimit. Incidenti ndodhi pas provokimeve të bëra nga futbollisti i Egnatias pranë pankinës së Vllaznisë.
Përveç pezullimit të Gurishtës, Disiplina ka marrë masa edhe ndaj klubit shkodran. Vllaznia është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes.
Sipas vendimit, tifozët hodhën sende në fushën e lojës dhe përdorën kore fyese ndaj futbollistëve të Egnatias./mxh
