Enzo Maresca ka firmosur një kontratë trevjeçare me Manchester City dhe do të jetë pasuesi i Pep Guardiolës në pankinën e skuadrës angleze.
Sipas raportimeve, marrëveshja e trajnerit italian do ta mbajë në klub deri në vitin 2029 dhe ai pritet të ketë rol të rëndësishëm edhe në vendimet për merkaton.
Maresca rikthehet te City pas eksperiencës së mëparshme në stafin teknik të Guardiolës. Trajneri italian vjen pas një periudhe të vështirë te Chelsea, ku u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta dhe mosmarrëveshjeve me drejtuesit.
Përpara aventurës në Londër, ai drejtoi Leicester Cityn dhe më pas mori drejtimin e Chelseat për sezonin 2024-25. Me klubin londinez, Maresca regjistroi 92 ndeshje, duke arritur 55 fitore, 16 barazime dhe 21 humbje.
Pep Guardiola, në ceremoninë e lamtumirës, deklaroi se Manchester City do të vazhdojë të funksionojë me stabilitet edhe pas largimit të tij. Klubi ende nuk e ka zyrtarizuar publikisht marrëveshjen me Marescën./mxh
