Kryeministri Edi Rama tha sot se rrugëtimi europian i Shqipërisë është një proces i pakthyeshëm.
Rama nuk ngurroi të fliste me nota humori në konferencën e përbashkët për shtyp me BE-në në Bruksel.
“Jeni të rinj, s’e dini ende fuqinë e dashurisë. Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE. Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi. Kemi arritur një gur kilometrik. E dimë që nuk është fundi është vetëm fillimi i fundit dhe e dimë se duhet të bëjmë shumë më tepër punë. Është momenti për t’u thënë të gjithë shqiptarëve që kanë ndjekur IBAR-in, që u bë fjala më trend se sa ‘Kupë Botërore’,-tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se i gjithë procesi është themeltar për paga dhe vende punë më të mira, si edhe për investime të shumta në vend përmes BE-së.
“Rrugëtimi ynë europian është i pathyeshëm. I gjithë ky është sfondi ose më mirë themeli për pjesën tjetër; paga më të mira, vënde më të mira pune, investime më të mëdha e kështu me radhë. Pa dashur të them shumë më tepër, dua të falëndertoj Komisionin europain sepse është një kujdestar që vërtetë na ndihmon se çfarë duhet dhe si duhet ta bëjmë. Pa një traditë të mirëfilltë të instituiocneve dhe shtetit, ky proces është shtetformues”,-tha Rama./mxh
