Politologu Roland Bejko ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke deklaruar se nën drejtimin e Sali Berishës, kjo forcë politike po shkon drejt së shkuarës dhe jo drejt së ardhmes.
Në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se procesi për rizgjedhjen e Berishës në krye të PD ishte i manipuluar dhe pa legjitimitet.
“Duke qenë se nuk solli lajm kjo ngjarje, do të thotë që PD nuk po shkon drejt së ardhmes, por drejt së shkuarës, drejt rrudhjes. Berisha u fut në proces në mënyrë të paligjshme, qëndron në krye të partisë mbi nenin “Basha”. PD nuk e zgjodhi Berishën. Berisha zgjidhi personat që bënë një proces fals. U bojkotua nga shumica e anëtarëve, është ilegjitim”, deklaroi Bejko.
Sipas tij, Berisha nuk ka mbështetjen reale të demokratëve dhe procesi i zhvilluar nuk përfaqëson vullnetin e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
“Nuk e ka zgjedhur PD Berishën. Berisha ka kryer një proces fals, koha do e tregojë. Berisha gënjeu shqiptarët. E ka ditur që IBAR do kalonte. I mungojnë kauzat”, theksoi ai./a.d
