Ishte koha kur Gerard Piqué ndante detaje romantike nga momenti i parë kur u njoh me këngëtaren kolumbiane Shakira, duke zbuluar se gjithçka nisi krejt rastësisht gjatë Kupës së Botës 2010.
Sipas tij, takimi i parë ndodhi në Madrid, në një periudhë kur Shakira po xhironte hitin “Waka Waka”, këngë që u bë himni i turneut. Pikërisht aty Piqué mori guximin dhe i kërkoi numrin e telefonit.
Por historia, siç tregon ai, mori një kthesë të pazakontë pak më vonë, kur Shakira ndodhej në Afrikën e Jugut për ceremoninë hapëse të Botërorit. Piqué i dërgoi një mesazh të thjeshtë për të pyetur mbi motin, pasi edhe ai do të udhëtonte atje disa ditë më pas.
“Prisja një përgjigje të shkurtër,” ka treguar ai, “por ajo më dërgoi një mesazh të gjatë, me detaje se si ndryshonte temperatura gjatë ditës. Dhe aty mendova: kjo nuk është diçka e zakonshme.”
Sipas Piqué, pikërisht kjo komunikim i bëri të kuptonte se kishte diçka më shumë mes tyre. Gjatë gjithë turneut ata vazhduan të flisnin, por mundësia për t’u takuar ishte e kufizuar: Shakira do të performonte në ceremoninë mbyllëse të finales së Botërorit.
“E vetmja mënyrë për ta parë ishte të shkoja në finale. Dhe i thashë vetes: nëse duhet të arrij finalen për ta takuar, do ta bëj. Dhe e bëra,” ka rrëfyer ai.
