Kryeministri hungarez Peter Magyar ka deklaruar se negociatat me institucionet europiane po vijojnë prej disa javësh dhe se fokus kryesor i tyre është lufta kundër korrupsionit në Hungari.
Në një deklaratë për mediat, Magyar tha se ekipi i tij po përpiqet të kryejë punën që, sipas tij, qeveria e Viktor Orbán nuk ka arritur ta realizojë në disa vite. Ai theksoi se në bisedimet me partnerët europianë nuk janë ngritur çështje si lufta në Ukrainë apo temat gjinore, por vetëm reformat kundër korrupsionit dhe ndryshimet ligjore përkatëse.
Magyar shtoi se janë arritur marrëveshje për një sërë çështjesh të rëndësishme, megjithëse disa pika mbeten ende të hapura.
Në një deklaratë të dytë, ai u shpreh se nuk ka kontradiktë mes institucioneve europiane dhe qeverisë hungareze për sa i përket nevojës për masa të forta kundër korrupsionit dhe forcimit të autoritetit të integritetit.
Megjithatë, ai theksoi se Hungaria nuk mund të pranojë ndryshime ligjore që bien ndesh me sistemin e saj kushtetues, duke nënvizuar se vendi mbetet sovran dhe se asnjë marrëveshje me Bashkimin Europian nuk mund të cenojë rendin kushtetues të tij./mxh
