Last Updated on 29/05/2026 by EL
Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të premteje, ka zhvilluar një takim me socialistët e Qarkut Dibër, në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se, gjatë 35 viteve të tranzicionit, PS ka provuar më shumë se një herë që është e vetmja forcë politike e cila ka një marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar.
Më tej, kryesocialisti hodhi akuza ndaj PD-së, teksa tha se në periudhën kur PS dhe lideri i saj historik, Fatos Nano, bombardoheshin nga të katër anët si të lidhur me Beogradin, thyhej embargoja e naftës duke ia shitur atë Slobodan Millosheviçit, në dëm të Kosovës.
Rama: Ne kemi parë dhe kemi dëgjuar shumë, por kemi bërë edhe shumë. Duke u kthyer te ajo që tha Ulsiu në fjalën e tij përmbyllëse, unë dua ta rinënvizoj, sepse historia e PS-së nuk nis në momentin kur hyra në parti unë me Ulsiun. Ajo nis në momentin kur idealistët dhe progresistët bënë një zgjedhje shumë të qartë dhe u shkëputën në mënyrë shumë të arsyeshme nga e shkuara, duke i dhënë jetë një partie, e cila në këto 35 vite ka shënuar disa gjëra të rëndësishme në librin e jetës politike shqiptare.
Në radhë të parë, PS ka provuar më shumë se një herë që është e vetmja forcë politike e cila ka një marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar. Shembulli më kulmor i këtij fakti lidhet me atë periudhë kur PS dhe lideri i saj historik, Fatos Nano, bombardoheshin nga të katër anët si të lidhur me Beogradin.
Ata i bombardonin, ndërsa ishin po ata që ditën flisnin për Kosovën dhe natën thyenin embargon që bota demokratike i kishte vendosur Slobodan Millosheviçit. Ishte pikërisht PS dhe qeveritë e PS-së…/ET
