Katër vende të Bashkimit Europian po i kërkojnë Komisionit Evropian të rishqyrtojë një pjesë të reformave të planifikuara të tregut të karbonit, duke paralajmëruar se disa industri mund të përballen me presion serioz konkurrues sipas rregullave më të rrepta të emetimeve që do të hyjnë në fuqi midis viteve 2026 dhe 2030.
Shtetet në fjalë janë Estonia, Franca, Gjermania dhe Spanja.
Ato paralajmërojnë se metoda e re e propozuar nga Komisioni Evropian për llogaritjen e lejeve të lira të karbonit mund t’i detyrojë kompanitë të ulin emetimet më shpejt sesa mund të menaxhojnë realisht shumë industri.
Reagimi i tyre vjen në përgjigje të qëllimit të fundit të Komisionit për të lejuar më pak leje falas të ndotjes për industritë, një masë që ka qenë në fuqi për t’i ndihmuar ato të mbeten konkurruese me vendet me rregulla më të dobëta klimatike./mxh
