Last Updated on 30/05/2026 by Anisa
Zbardhet lista zyrtare e kandidatëve për Kuvendin e ri të Partisë Demokratike që pritet të votohen ditën e sotme.
Në listën zyrtare bien në sy emrat e ish deputetëve të Partisë Demokratike apo drejtues të grupseksioneve të PD-së.
Po ashtu lista është e ndarë në tre grupe, ku janë caktuar kuota të veçanta për përfaqësimin e vajzave dhe zonjave, ndërsa një listë është me emrat e të rinjve që pritet t’i bashkohen Kuvendi Kombëtar të PD.
Mes emrave të të rinjve, bie në sy emri i reperit, Arkimend Lushaj, Stresi, djalit të Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, vajzës së Bujar Nishanit, Fiona Nishanit dhe djalit të vogël të Azem Hajdarit, i cili ka emrin e babait.

