Deputeti demorkat, Belind Këlliçi, ishte i pranishëm këtë të shtunë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
Këlliçi u ndal te përballja e opozitës me qeverinë, që e cilësoi si një koorporatë të frikës dhe e shantazit.
Demokrati nënvizoi se një nga betejat e opozitës ishte edhe ajo ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, që siç tha, është në burg, ku edhe meritonte të ishte.
Sipas Këlliçit, Kuvendi Kombëtar që mbahet sot duhet të jetë si një provë gjenerale para shqiptarëve, të një qeverie në pritje.
“Kemi përballë një qeveri që funksionon e tërë si një koorporatë e frikës dhe e shantazit. Shqiptarët treguan me votë se refuzojnë narkoshtetin, shpopullimin, vrasjen masive nga ndotja e ajrit. Pas shpifjeve dhe goditjeve diabolike që morëm në fushatë, demokratët nuk e çuan në asnjë moment në mend që të ndalonin. Ia dolëm që sot, Erion Veliaj të jetë aty ku e meritonte prej kohësh. E shpëtuam PD-në pas rezistencës, betejave dhe kemi detyrimin moral të pyetjen nëse e shpëtuam vetëm për ta mbajtur gjallë apo për ta mbajtur më të gjallë se vetja. PD më e hapur, më moderne dhe më demokratike. Ky kuvend duhet të jetë prova gjenerale para shqiptarëve, si për reflektim të sinqertë, ashtu si edhe për gadishmërinë si një qeveri në pritje”,-theksoi Këlliçi./mxh
