Këtë të shtunë, luhet finalja e Champions League, mes Arsenalit dhe PSG-së në Budapest.
Skuadra franceze vjen në këtë sfidë si kampione në fuqi, pasi sezonin e kaluar fitoi finalen ndaj Interit me rezultatin 5-0.
Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique mbërrin në finale pas eliminimit të Chelseat, Liverpoolit dhe Bayern Munichut në fazën me eliminim direkt.
Nga ana tjetër, Arsenali synon të fitojë për herë të parë trofeun më të rëndësishëm europian për klube.
Në përballjet direkte të fundit, PSG eliminoi Arsenalin në gjysmëfinalet e sezonit të kaluar dhe mbetet pa humbje në 9 ndeshje ndaj skuadrave angleze.
Finalja PSG-Arsenal, do të luhet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 18:00, ndërsa janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
PSG: Sofanov; Mendes, Pacho, Marquinhos, Zaire-Emery; Ruiz, Vitinha, Neves; Kvaratskhelia, Doue, Dembele.
Arsenal: Rayal; Calafiori, Gabriel, Saliba, Mosquera, Rice, Leëis-Skelly, Trossard, Eze, Saka; Gyokeres./mxh
