Britney Spears ka ndarë së fundmi disa reflektime personale mbi periudhën e trazuar që ka kaluar, duke pranuar se është përballur me sfida emocionale pas arrestimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe qëndrimit në rehabilitim.
Në një postim në Instagram, i cili më vonë u fshi, këngëtarja e përshkroi vitin e saj si “mjaft interesant” dhe tregoi se shpesh përjeton emocione të forta kur ndodhet në kuzhinë.
“Kam shumë çështje emocionale që më dalin në sipërfaqe në kuzhinë. Nuk e di pse. Ndoshta sepse aty mblidheshim si familje për të festuar, për t’u lutur dhe për të gatuar,” shkroi ajo.
Spears tregoi gjithashtu se kohët e fundit është marrë më shumë se kurrë me aktivitete artistike dhe punë dore. Një nga krijimet që e bëri të ndihej më e qetë ishte një llambë dekorative me copa xhami me ngjyra, të cilën e realizoi vetë gjatë një nate të tërë duke pikturuar dhe punuar.
Pas rehabilitimit & arrestimit, Britney Spears bën rrëfimin e
“E di që ishte thjesht një llambë e thyer me copa xhami të bashkuara për të krijuar dritë, por unë e adhuroja. Më bëri të kthehesha në kuzhinë pas vitesh që nuk doja të qëndroja aty. Më pëlqente të shkoja natën vonë për të ngrënë drithërat ose ndonjë snack,” shkroi ajo.
Sipas këngëtares, krijimi i saj i preferuar përfundoi në kosh pasi një punonjëse e shtëpisë e hodhi gabimisht, gjë që e mërziti shumë.
“Jam mësuar me njerëzit që marrin gjërat e mia,” shtoi ajo.
Postimi i Spears vjen disa muaj pasi ajo u arrestua në mars në Ventura County të Kalifornisë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Sipas raportimeve, policia e ndaloi pasi dyshohej se po lëvizte në mënyrë të parregullt në rrugë.
Më pas, këngëtarja pranoi se kishte konsumuar një pije alkoolike më herët gjatë ditës. Në raportin policor u përmend gjithashtu se ajo kishte deklaruar përdorimin e disa medikamenteve.
Pas rehabilitimit & arrestimit, Britney Spears bën rrëfimin e
Një muaj pas incidentit, Spears vendosi të hynte vullnetarisht në një qendër rehabilitimi. Burime pranë saj kanë bërë të ditur se pas daljes nga rehabilitimi në fund të prillit, ajo është në gjendje shumë më të mirë.
“Është e shëndetshme, e lumtur dhe ndihet pozitive për një fillim të ri. Rehabilitimi ishte një mundësi e mirë për të rigjetur ekuilibrin,” tha një burim i afërt me këngëtaren.
Sipas raportimeve, Spears ka pranuar një marrëveshje ligjore për akuzën e reduktuar dhe pritet të ndjekë një program edukimi mbi alkoolin për tre muaj, si dhe të jetë nën mbikëqyrje informale për një vit.
Burime të tjera kanë treguar se artistja po vazhdon këshillimin psikologjik në distancë dhe po fokusohet tek e ardhmja. Pas një periudhe të vështirë personale, duket se Britney po përpiqet të rindërtojë qetësinë e saj përmes artit, kujdesit për shëndetin mendor dhe një fillimi të ri./mxh
