Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi, janë ndëshkuar me gjobë nga Policia Rrugore në Tiranë.
Ndaj tyre janë marrë masa administrative për shkak të ndotjes akustike dhe tejkalimit të normave të shpejtësisë brenda qendrave të banuara në kryeqytet.
Të dy lojtarët ndodhen aktualisht në Tiranë për t’u grumbulluar me përfaqësuesen kuqezi.
Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ku do të përballet me Izraelin dhe Luksemburgun.
Këto takime do të shënojnë njëkohësisht edhe debutimin e trajnerit të ri të Kombëtares, Rolando Maran./mxh
