Last Updated on 01/06/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat për 35 vjetorin e PS-së, nga ku ka thumbuar opozitën, duke deklaruar se kjo e fundit identifikohet me përçarje, shkatërrim, rrëmujë, konflikt, shpifje dhe baltë.
Ndërsa PS sipas Ramës identifikohet me progres, ndërtim, përpjekje për zhvillim, pastrim, gjelbërim.
“Me cilën parti identifikon përcarje? Jo me PS-në.
Progres, natyrisht me PS-në.
Shkatërrim, rrëmujë, konflikt, shpifje, baltë? Asnjëherë me PS-në.
Ndërtim, rregull, përpjekje për zhvillim, pastrim, gjelbërim, gjithmonë kudo qeveris PS këto janë fjalët kyçe”, tha Rama./mxh
