Irani po planifikon një funeral tre-ditor për Udhëheqësin Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet ajrore izraelito-amerikane në ditën e parë të luftës, më 28 shkurt.
Funerali do të jetë publik dhe do të përfshijë nderime të plota. Ali Khamenei, i cili e udhëhoqi Iranin për gati 37 vjet, u vra në moshën 86-vjeçare nga një bombardim në shtëpinë e tij në Teheranin qendror.
Funerali fillimisht ishte planifikuar për 4 mars, por u shty për shkak të luftës. Ndërsa ende nuk është dhënë asnjë datë, një zyrtar tha se do të jetë rreth mesit të qershorit.
Procesioni i funeralit do të mbahet në Teheran, si dhe në qytetet e shenjta të Qom dhe qytetin verior të Mashhadit, ku do të varroset Khamenei. Në Teheran, ceremonia do të zgjasë të paktën 24 orë dhe sipas mediave të huaja pritet të mbledhë 15 deri në 20 milionë njerëz.
Djali i Ali Khameneit, Mojtaba Khamenei, u emërua si pasues i tij në fillim të marsit. Ai nuk është shfaqur në publik që kur u plagos në një shpërthim dhe ka bërë deklarata vetëm përmes mesazheve me tekst./mxh
