Last Updated on 04/06/2026 by Anisa
Efektivi i policisë, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Maliq, ndodhet në gjendje stabël shëndetësore, ndërsa pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Polici u transportua me helikopter drejt kryeqytetit pas plagosjes, ndërsa sipas informacioneve paraprake ai ka marrë një plumb në zonën e nofullës, duke pësuar dëmtime të rënda në pjesën e gojës.
Mjekët e Spitalit të Traumës konfirmuan se efektivi është stabilizuar dhe është futur në sallën e operacionit, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve dhe ndërhyrjes së specializuar për vlerësimin e dëmtimeve në zonën e gojës dhe qafës.
“Efektivi erdhi me helikopter. Parametrat janë në normë. Është stabil dhe sapo u fut në sallë, do të intubohet. Po bëhet vlerësimi i dëmtimeve të gojës dhe qafës”, deklaroi mjeku i Traumës./a.d
