Last Updated on 04/06/2026 by EL
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Shoqata për Drejtësi Sociale, e cila kërkonte shfuqizimin e Udhëzimit nr. 169, datë 13.10.2025, “Për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike ose kombinimit të tyre në rrugë urbane dhe trotuare”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa nuk është kaluar për shqyrtim në seancë gjyqësore, duke u rrëzuar në fazë paraprake.
Me këtë vendim, mbetet në fuqi udhëzimi për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike, ndërsa nuk pranohet as pezullimi i tij dhe as kërkesa për rikthimin e mjeteve të bllokuara qytetarëve./et
