Last Updated on 05/06/2026 by Kesjana
Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës.
Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit, nga ora 10:00 deri në 12:00, ku familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë do të mblidhen për të shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së tij.
Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin Blacë, ku Enea Mekolli do të prehet mes dhimbjes së familjes dhe nderimit të komunitetit.
Figura e tij do të kujtohet si simbol i përkushtimit, përgjegjësisë dhe shërbimit ndaj vendit, ndërsa sakrifica e bërë në krye të detyrës mbetet një akt i lartë atdhedashurie.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli.
Lavdi veprës dhe sakrificës së tij në shërbim të Shqipërisë/kb
