Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka mohuar çdo dijeni për një skemë të dyshuar që synonte të pengonte hetimet për korrupsion brenda Partisë Socialiste.
Duke folur në prag të samitit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Sánchez deklaroi se nuk kishte dëgjuar kurrë për Leire Díez dhe se nuk do të kishte toleruar kurrsesi veprime të tilla.
Ai theksoi se qeveria e tij është “e pastër” dhe se Partia Socialiste mbetet, sipas tij, një parti integriteti, pavarësisht rasteve të hetuara nga drejtësia spanjolle.
Rasti lidhet me një hetim gjyqësor që përfshin ish-zyrtarë dhe persona të lidhur me partinë, të dyshuar për përpjekje për të ndikuar vendime administrative dhe hetime.
Sánchez, i cili nuk është vetë nën hetim, ka deklaruar më herët se këto akuza janë pjesë e një fushate politike kundër tij, ndërsa hetimet në Spanjë vijojnë./mxh
