Last Updated on 05/06/2026 by EL
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillon takim me banorët e Zvërnecit, përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur në sheshin “Adem Jashari”. Ata po protestojnë në mënyrë paqësore për projektin e Zvërnecit.
Protesta ka nisur me një minutë heshtje për efektivin e policisë të rënë në krye të detyrës. Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorët e Zvërnecit tha se ndërtimi në këtë zonë ka ardhur pas një marrëveshje mes investitorëve dhe privatëve.
Ai theksoi se pronarët privatë merren vesh privatisht me investitorët dhe vendosin ata. Rama shtoi se për pronë private nuk vendos as qeveria e as protestuesit./et
