Last Updated on 06/06/2026 by EL
Deputetja Zegjine Çaushi ka ndarë nga Roskoveci momentet më të bukura nga Festa e Serave të Gjelbërta, duke theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti për fermerët dhe komunitetin:
“Një mbrëmje e bukur, plot energji, takime dhe krenari për punën e palodhur të fermerëve tanë. 🌱💚
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që u bënë pjesë e kësaj feste që promovon punën, zhvillimin dhe prodhimin vendas. 🙏
Mirënjohje për organizatorët, që me përkushtim bënë të mundur realizimin e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm për komunitetin tonë. 🌿🤝”

Festa shërbeu jo vetëm si një mundësi për të vlerësuar punën e fermerëve, por edhe për të nxitur bashkëpunimin, zhvillimin dhe prodhimin vendas në komunitetin e Roskovecit. Një event që ka treguar se puna dhe përkushtimi i fermerëve tanë mund të kthehen në energji pozitive dhe frymëzim për të gjithë./a.d





