Last Updated on 06/06/2026 by Leonard
Nga Leonard Olli
Gjatë 5 ditëve që në vend zhvillohen protesta kundër ndërhyrjes aspak transparente në disa zona të mbrojtura, “ushtria” pro qeveritare filloi sulmin për demonizimin e saj. Por ama vetëm pas 48 orësh “harresë”, nga të gjithë mediat e shkruara dhe elektronike. Dhe, kur heshtja me shpresën se do shuhej humbi, filloi ajo që ata dinë të bëjnë më mirë deformimi i realitetit. Për një brez që ka përjetuar diktaturën komuniste rierdhën në mënyrë më të sofistukuar parullat: Armiqtë e kanë” halë në sy Shqipërinë”, “fanar ndriçues”, e cila tashmë e rrethuar vetëm nga armiq që e kanë në “grykën e pushkës dhe ne në grikë të topit”, hedhim “vallen e zhvillimit në gojë të armikut”.
Nuk lanë agjenturë të huaj e shtet respektiv të saj pa përzjerë në organizimin e saj. Pastaj shpura e mercenraëve të mirëpaguar, e cila akuzon shqiptarët si popull që i ka vdekur nervi, që nuk dinë e nuk duan të protestojnë, et., etj., tashmë çuditen që jo vetëm po protestohet, por edhe pa ndonjë kokë drejtimi dhe papushim. Ky zëmrim i pakontrolluar i shpirtit të protestës nuk kapërdihet as me vaj e as me uthull nga paria politike dhe zarat e tyre me pagesë. E ky është thelbi i demonizimit të saj dhe jo pjesa që lidhet me investimet në Shqipëri. Humbja e kontrollit ndaj institucionit të protestës, të cilën mirë a keq gjatë këtyre viteve postkomunizëm politika mjeshtërishit ia doli ta “privatizonte”.

Sot, protesta po demonizihet pikërisht për këtë fakt, se është jashtë kontrollit, se është kthyer në shtratin e saj natyral, në sheshe e bulevarde, si shenjë e pastër një zemërimi që mund të marrë shkas nga diçka, e duhur ose, por që brenda saj përfshin gjithë keqqeverisjen dhe arrogancën e pashembullt të Ramës dhe shpurës së tij qeverisëse. Të gjithë duan ta lidhin me faktin se është një investim jetik për Shqipërinë, kryeminstri ulërin se po humbin 4 miliardë $, por në intervista brenda dhe jashtë vendit thotë se nuk ka një projekt… Tani edhe fëmijët e shkollës e dinë se vlerë pa projekt nuk mund të ketë. Me dhjetëra investime serioze janë humbur si pasojë e korrupsionit të urdhëruar për të larguar çdo investitor që hyn në fusha e prodhimit sepse refuzon të paguajë haraç, një tjetër u rrah brutalisht sepse donte të investonte, po mesa duket pa paguar haraç ose pa lejë dhe ngjarja kaloi si një lajm radhe kronike dhe nuk patëm as kryeminstrin e as shpurën e tij të derdhte qoftë edhe një lot krokodili për këtë turp të madh.
Diaspora shqiptare ftohet për tamtame demagogjike, por nëse e flasim me shifra kuptohet që qartë se është e përjashtuar nga investimet në vendin e saj. Dhe besoj se kemi shumë shqiptarë me mundësi shumë të larta investimesh në diasporë. Por, edhe sikur jam shprehur dikur, në vitin e largët 2015, kur iu vu kazma Shqipërisë, le të ndërtohet edhe bazë për lëshimin e raketave nërthamore, por duke respektuar ligjin, kushtetutën dhe trasparencën me të vetmit pronarë të vendit, shqiptarët! Opozita e zënë me hallet e brendshme artificiale, në nivel lidershipi është konfuze në qëndrimin e saj, ndërkohë që në shesh janë me qindra mbështetës dhe votues të saj. E frustruar me elementë të protestës që kanë qëndrim kritik edhe ndaj saj, ka njehsuar gjithë protestën me këta elementë, kur parrulla të tilla, mund të jenë inskenuar. Dihet që në protesta të tilla, të organizimit spontan, kanë shumë nukle brenda saj, disa edhe me porosi padyshim, por duhet ditur të ndahet shapi nga sheqeri.
Të gjithë ata që kanë dalë në shesh nuk janë kundër zhvillimit të vendit, kundër investimeve të huaja apo vendase. Ata dhe gjithë shqiptarët ne shesh ose jo janë kundër sistemit autokratik të instaluar në Shqipëri, janë kundër arrogancës dhe maliqëvr që kanë uzurpur pushtetin, duke ulërië kërcënueshëm “shteti jemi ne”, dhe nëpërkëmbin çdo ligj e të drejtë në këtë vend. Janë kundër shtetit policor dhe antikushtetuese që prej vitesh ka asgjesuar shtetin e së drejtës dhe liritë e fituara me aq mund e sakrifica në atë Dhjetor të vitit ’90. Çdo tentativë mga shpura e partisë-pushtet-, për të demonizuar protestën, zhvlersuar apo intimiduar atë është një qasje për të mbajtur ende më këmbë regjimin e kalbur që na ka vënë përfund.
Sepse ata mund të mbyllin sytë për shumë gjëra, por nuk mund të tolerojnë lirinë! Liria është fundi i tyre dhe këtë ata e dinë shumë mirë!