Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniç në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se procesi i zgjedhjeve në Kosovë është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente.
Radoniç u shpreh se shifra përfundimtare e qytetarëve që kanë votuar deri në orën 19:00 ishte 712 148 votues 36.33%. Ndërkohë bëhet me dije se ka nisur dhe numërimi i votave për subjektet politike.
“Procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe nuk janë evidentuar incidentet që mund të cënonin mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Numri i qytetarëve që kanë votuar deri ne orën 19:00 ishte 712 148 votues 36.33%. Në të gjitha vendvotimet ka nisur numërimi i votave për subjektet politike”, u shpreh kreu i KQZ-së.
I pyetur për rezultatet preliminare, ai tha se do të dalin mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00.
“Rezultatet preeliminare do të dalin sonte, rreth orës 21:30-22:00. Në mënyrë formale do të dalim dhe do të komunikojmë rezultatin preliminar”, tha ai./mxh
