Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar sërish me tone të ashpra ndaj protestave që po zhvillohen kundër investimeve në zonën e Zvërnecit. Përmes një qëndrimi publik, Spaho ka ngritur dyshime të forta mbi qëllimin e vërtetë të këtij tubimi, duke deklaruar se pas kauzës mjedisore fshihet një agjendë për krijimin e një force të re politike me orientim fetar.
Sipas tij, fjalimet e mbajtura ishin kaotike, por pika kthesë ishte propozimi i një prej pjesëmarrësve për të regjistruar një parti brenda 30 ditëve. Spaho i bën thirrje organizatorëve të jenë transparentë dhe të pranojnë se synimi është krijimi i një partie të “islamit politik”.
Deklarata e plotë e Edmond Spahos:
“Sot ndoqa fjalimet e thirrjet e protestuesve ne protesten kunder investimit ne Zvernec. Folen shume individe, kercyen nga nje problem ne nje tjeter. Ato qe u thane mundet te gjitha te qendrojne. Je jo serioz nese mohon shumicen e tyre. Pyetja qe shtrohet eshte se si do i zgjidhim problemet, cfare rruge do ndjekim, si do i bindim qytetaret. Perdite e me shume behet e qarte qe protesta nuk eshte investim per mbrojtjen e mjedisit, por eshte investim per krijimin e nje partie te re politike. Nga tere folesit, vetem nje vajze e re me xhihab e vuri gishtin ne plage. Ajo propozoi te krijojne nje parti te re dhe ta rregjistrojne brenda 30 ditesh. Kjo eshte zgjidhja me e mire dhe e vertete. Ska perse te fshihen pas Zvernecit dhe Flamingove. Perpiquni te krijoni ate parti te cilen organizatoret jane munduar shume, por pa sukses, nder shqiptaret e Kosoves dhe me arritje te vogla nder shqiptaret e Maqedonise se Veriut. Vetem jini transparente me publikun, i thoni qe kjo do jete parti e islamit politik ose parti e neo otomanizmit. Madje mund ti vini emrin Partia e Xhamillareve te Shqiperise ose Partia e Xhamillareve te Trojeve Arberore dhe ne zgjedhjet me te para merrni pjese ne to dhe fitoni. Eksperimente te tilla jane bere shume midis myslimaneve ne Bosnje, Serbi, Kosove dhe Maqedonine e Veriut. Te gjitha kane deshtuar me sukses. Edhe ne Shqiperi u tentua ne 2017, filloi me flamur supeve e qeleshe maje kaptines, por sot ka mbetur vetem hiri. Provojeni serish ne Shqiperi. Kushedi keni me shume fat. Me kete rast zgjidhim edhe problemet e Palestines dhe Izraelit. PS: nuk di PD cfare do beje pas kesaj? Ndoshta do ndjeke modelin e mushkes qe nuk eshte as femer e as mashkull.”
Ish-deputeti ka bërë gjithashtu një paralelizëm me tentativa të ngjashme në rajon, duke kujtuar se lëvizje të tilla kanë dështuar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Serbi, ashtu siç dështoi edhe nisma e vitit 2017 në Shqipëri./a.d
