Shumica e popullsisë zvicerane është në favor të energjisë bërthamore, sipas një sondazhi të ri.
Sondazhi i kryer nga instituti i Shoqatës për Promovimin e Kërkimeve Sociale të Aplikuara (GFS.bern), tregoi se 79 për qind e të anketuarve dëshirojnë të vazhdojnë funksionimin e termocentraleve bërthamore për aq kohë sa ato mbeten të sigurta, raportoi sot gazeta “Swiss Info news”.
Për më tepër, 59 për qind mbështesin ndërtimin e objekteve të gjeneratës së ardhshme.
Duke thënë se popullariteti i energjisë bërthamore reflekton një frikë në rritje të mungesës së energjisë elektrike, burimi tha se hulumtimi zbuloi se shumica e njerëzve ende zgjedhin burimet e rinovueshme për të përballuar mungesën.
“Siguria e furnizimit është një çështje kryesore në Zvicër në vitin 2026. Ne po pyesim nëse energjitë e rinovueshme do të jenë të mjaftueshme. Prandaj ne po kërkojmë alternativa dhe energjia bërthamore është një prej tyre”, i tha transmetuesit publik RTS Urs Bieri, një shkencëtar politik në gfs.
Drejtori i Rrjeteve në “Romande Energie”, Patrick Berstchy i tha RTS-së se çështjet e energjisë janë aktualisht në ballë të shqetësimeve zvicerane. Ai theksoi rëndësinë e zgjerimit të energjisë së rinovueshme, përmirësimin e aftësive të ruajtjes së energjisë dhe përshpejtimin e zhvillimit të termocentraleve të reja.
“Ne nuk duhet të vendosim forma të ndryshme të energjisë kundër njëri-tjetrit. Ne do të kemi nevojë për të gjitha”, shtoi ai./mxh