Last Updated on 11/11/2026 by Anisa
Bordi i Transparencës është mbledhur sërish këtë të mërkurë për të ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Ajo që bie në sy këtë herë është një ulje e lehtë e çmimit si për naftën, ashtu edhe për benzinën.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 11 Nëntor 2026, vendosi:
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 193 lekë/litër.
– Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit,” shkruhet në njoftim. /ad
