Partia Socialiste ka festuar sot 35-vjetorin në qarkun e Fierit.
E pranishme në aktivitet ishte dhe drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku.
Në fjalën e mbajtur, Balluku tha se rruga e PS Fier për të arritur deri në ditën e sotme ka qenë e vështirë.
Balluku vlerësoi rolin e të rinjve të PS Fier, për të cilën tha se është një ndër kontributoret e fitores së majit 2026.
Po ashtu, Balluku vlerësoi dhe 3 figura socialiste të fierit, Gramoz Ruçin, Taulant Ballën dhe Erion Braçen.
“Rruga ka qenë e vështirë. Ndoshta ata që sot janë 30 apo 25 vjeç ndoshta as nuk e konceptojnë se si ishte në ’91 të ishe anëtar i PS. Por askush nuk e mohon kontributin tuaj sot. Krenarisht e them se Fieri ka një rini të mrekullueshme që ka kontribuar në fitoren e jashtëzokonshme të majit 2025. Dua të falënderoj 3 figura të PS Fier, Gramoz Ruçin, Taulant Ballën dhe Erion Braçen”, tha Balluku./mxh
