Last Updated on 10/06/2026 by EL
Një tjetër aksident me plagosje është shënuar edhe këtë të mërkurë në aksin rrugor Pogradec – Qafë Plloçë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Zërzvaskë.
Drejtuesi i mjetit ka kryer një manovër të gabuar duke kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun e kundërt, ku është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Sipas policisë së qarkullimit rrugor, dyshohet se ai ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, por për fatin e mirë drejtuesi i mjetit është jashtë rrezikut për jetën
Burime pranë spitalit të Pogradecit thane se i plagosuri po transportohet drejt spitalit rajonal të Korçës për trajtim më të specializuar./et
