Last Updated on 10/06/2026 by EL
Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare ku u janë bërë thirrje të gjithë qytetarëve nga Shqipëria, që të mblidhen në kryeqytet.
Qytetarët janë grumbulluar fillimisht në sheshin Skënderbej, ashtu sikurse kanë bërë edhe ditët paraardhëse, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e për t’u stacionuar para zyrës së Edi Ramës.
E ndërsa ka nisur grumbullimi dhe aktivisti Arben Kola ka nisur të mbajë fjalën hapëse, nga turma janë dëgjuar thirrje që të hiqen flamujt amerikanë që po valëviten nga disa protestues të tjerë.
Kola dëgjohet duke u thënë se kjo është protestë shqiptare, por se populli ynë nuk është kundër Amerikës./ET





