Nga Petro Koçi
Me sa para u krye lobimi i Saliut për t’ia hequr njollën në SHBA?
A ia heq dot njollat që janë damkosur në fytyrën politike të Sali Berishës ky akt i paguar me para?
Kurrë!
Aq më pak tani që protesta rinore dhe qytetare e çfronësoi PD-në si përfaqësuese dhe dominuese të energjisë dhe vendosmërisë opozitare.
Ky akt është një lajm i zi për PD-në, sepse të paktën në një afat të shkurtër eliminohet mundësia shpëtimtare për ta rinovuar lidershipin e kësaj partie gërmadhë.
Duket se në SHBA nuk paskan pikë interesi për të ardhmen e PD-së. Mesa duket mund të kenë plane të tjera.
Pa dashje, akti i heqjes së statusit non grata përbën një investim për të ruajtur statusin e gërmadhës morale në perceptimin publik për PD-në.
Padyshim që, nga ana tjetër, gjesti tingëllon ironik në raport me protestën qytetare të çdo mbrëmjeje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
A janë lumturuar në të vërtetë demokratët nga ky lajm? Vetëm një pjesë. Ata që i kanë detyrime personale Sali Berishës. Të tjerët jo. Ata që shohin nga e ardhmja, besoj se janë dëshpëruar.
Edhe sepse atyre iu rrëzua shpresa se nga SHBA mund t’u vinte shpëtimi.
Berisha e mundi shpresën për shpëtim në PD.
Ndërkaq, Berisha mbetet fatkeqësisht referenca politike më regresiste në gjithë historinë e tranzicionit gjysmëdemokratik të vendit.
Ky është një lajm i keq për moralin politik dhe për integritetin e politikanit.
Uroj që SPAK-u të mos zbythet nga kurajoja për të vazhduar zbatimin e ligjit dhe vendosjen e drejtësisë mbi çdo individ, si Sali Berisha.
